Kristiano Ronaldo është parë sot duke arritur në kompleksin stërvitor “Carrington”. Me veturë mbi 200 mijë euro të shtrenjt, ylli portugez ka arritur në orën 08:30 në stërvitjen e skuadrës angleze.
Por, CR7 nuk do të stërvitet me skuadrën e parë. Ai do të stërvitet sot me U21-shat e skuadrës.
Ky është vendim i Ten Hag si masë ndëshkuese pas gjestit të futbollistit kur lëshoi stadiumin para përfundimit të ndeshjes ndaj Totenham.
Ronaldo nuk është ftuar fare për ndeshjen e radhës që Junajtedi e zhvillon ndaj Çelzit.