KHF Çair pas suksesit në Europë, vazhdon suksesshëm edhe në kampionat!

Ekipi i hendbollit për femra Çair pas triumfit në kupat Europiane, ku eliminoi përfaqësuesen e Kosovës, KH Istogu, është rikthyer për të luajtur në kampionatin vendor, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi përballë WHC Shampion.

Ekipi Çairit shënoi fitore me rezultat 36:29 ndaj ekipit të WHC Shampion, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6[-të në Superligën e femrave të Maqedonisë së Veriut.

Elizaveta Chkhaidze me 10 gola të shënuar dhe Miklehidze Mariami me një gol më pak, dolën të jenë hendbollistet më efikase te skuadra e KHF Çair, skuadër kjo që aktualisht me 12 pikë të tubuara ndanë pozitën e tretë në renditje bashkë me ekipin e Kumanovës.

Renditjen tabelare me pikë maksimale e udhëheq ekipi i Vardarit, i ndjekur nga Pelisteri që ka 13 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply