Super lajm, Besnik Ferati mposhtë sëmundjen, gati për tu rikthyer dhe të ndihmuar FC Shkupin!

Besnik Ferati ka arritur që të mposht sëmundjen e rëndë që e kishte kapluar disa muaj më parë, duke gëzuar fillimisht gjithë familjen e tij më të ngushtë, shoqërinë, gjithë komunitetin sportiv, “Shvercerat”, si dhe Drejtuesit e FC Shkupit, të cilët i kishin qëndruar pranë në këto momente të vështuira, shkruan “infOSport.mk”.

Me këtë rast vëllai i tij më i madh, Bajram Ferati, i cili në të kaluarën gjithashtu kishte luajtur me grupmoshat e reja, ishte ai që kishte ndarë mëngjesin e sotëm këtë super lajm, duke falënderuar gjithësecilin që kishte kontribuar në shërimin e vëllait të tij, e mbi të gjithë Allahun Fuqiplotë.

Besnik Ferati FC Shkupit iu bashkua në fillim të këtij viti, ndërsa i njëjti për shkak sëmundjes që kishte kapluar luajti në vetëm një ndeshje zyrtare, edhe atë kundër Akademia Pandev me 13 shkurt.

Tashmë kur gjithçka është në rregull, Besniku shumë shpejtë pritet ti bashkohet skuadrës nga Çairi në stërvitje, për të ndihmuar në vazhdim të kampionatit, aty ku FC Shkupi sërish do të pretendojë titullin kampion.

Leave a Reply