Sulmi ndaj drejtuesve të FC Voska Sport, FFM dënon edhe Gostivarin!

Komisioni Discipinor pranë Federatës së Futbollit (FFM), KF Gostivarit i ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 1 000 eurove, për shkak organizimit të dobët të ndeshjes derbi kundër Voska Sport, e vlefshme për javën e 5-të në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Ata kishin lejuar që drejtuesit e skuadrës mysafire të ulen bashkë me tifozët e tyre, duke mos ju siguruar atyre as kushtet elementare, ndërsa festa e tyre pas golit të parë të shënuar nga Voska Sport, solli edhe deri tek incidenti, kur disa tifoz të Gostivarit sulmuan disa nga drejtuesit e skuadrës nga Ohri.

Ndryshe ndeshja në fjalë mes dy skuadrave shqiptare në Ligën e Dytë, që njëherit llogariten edhe si pretendent për inkuadrim në Ligën e Parë, ishte mbyllur me barazimin 2:2. (infOSport.mk)

Leave a Reply