Komisioni Disciplinorë pranë Federatës së Futbollit vendor (FFM), ka vendosur që Shkëndijën ta dënojë me 3 000 euro vlerë në të holla, pas mjeteve piroteknike të përdorura nga ana e tifozëve të kësaj skuadre gjatë ndeshjes derbi kundër FC Shkupit, e zhvilluar me 17 shtator në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa “Ballistët” në mungesë të golave patën fjalën kryesore me gjithë ato performanca që bënin në tribuna.