Skopje mbetet pa trajner!

Slavço Georgievski nuk është më trajner i Skopjes. Pas humbjes së fundit nga Makedonija Gjorçe Petrov me rezultat 2:0, Georgievski ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e stafit teknik.

“Po, është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen. Mendoj se kjo është më e mira për të gjithë, veçanërisht për klubin. Mendoj se mjafton, kjo është më e mira për të gjithë. Një falënderim i veçantë për menaxhmentin e klubit që më dha mundësinë të drejtoj ekipin e Skopjes dhe falënderim të veçantë për lojtarët për bashkëpunimin. Sigurisht që të gjithëve në Skopje ju uroj më të mirat”, – ka thënë Georgievski për Sportmedia.

Slavço Georgievski – Tupan e morri drejtimin e Skopjes në fillimin e këtij sezoni duke zëvendësuar Ljupço Markovskin, i cili me shumë gjasa pas shkarkimit nga ekipi i Rabotniçkit mund të rikthehet sërish në krye të skuadrës nga lagjja e Hekuranës. (infOSport.mk)

Leave a Reply