Një hetim i bërë publik këtë të shtunë nga gazeta ‘Público’ zbulon se të paktën 44 lojtarë aktivë izraelitë, kanë kombësi portugeze. Prej tyre 12 luajnë për kombëtaren e atij vendi.
Kjo, përveç Miguel Vítor, një mbrojtës i stërvitur te Benfica, i cili mori rrugën e kundërt, duke marrë nënshtetësinë izraelite dhe duke qenë tashmë një titullar i rregullt në atë ekip.
Sipas ‘Público’, 44 lojtarët u bënë u natyralizuan si portugezë sipas ligjit sefardik, i cili u jep shtetësinë pasardhësve të hebrenjve sefardikë, të cilët u urdhëruan të dëboheshin nga Gadishulli Iberik në fund të shekullit të 15-të.
Kombësia portugeze u lehtëson një transferim të mundshëm të këtyre lojtarëve në klube në Bashkimin Europian, të cilat kanë kufizime në punësimin e lojtarëve jashtë BE-së. Tre agjenci menaxhimi përfaqësojnë gjysmën e këtyre futbollistëve ‘portugezë’: ISCOUT, Top Sport Services dhe SBE Agency.