Ballkani sonte do të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës. Skuadra nga Suharreka në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të mirëpret Sivasporin në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit “G”, ku të gjithë 4 skuadrat kanë nga 4 pikë të tubuara dhe kalimi në raundin tjetër është më se i besueshëm edhe për skuadrën shqiptare.
Në kuadër të xhiros së tretë kampionët e Kosovës mposhtën skuadrën turke, Sivasspor me rezultat 4:3 si mysafir.
Kjo fitore historike ka bërë që interesimi për ndeshjen e sotme në kryeqendrën kosovare të jetë tejet i madh, ndërsa gjithë ato futbolldashës që nuk do të mund të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjen Ballkani – Sivaspor, që starton në ora 21:00, do të mund ta ndjekin edhe në dy kanalet shqiptare, “Art Sport1” dhe “SuperSport 2”.
Kujtojmë se të gjitha biletat për këtë përballje interesante që janë shitur 24 orë më parë.