Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka gjobitur dy klube nga Liga e Parë dhe një nga Liga e Dytë, për shkak përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë ndeshjeve të zhvilluara në shtëpi, njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi dhe Pobeda, janë skuadrat nga elita e futbollit, derisa nga Liga e Dytë, është skuadra e Detonit Plaçkovica nga Radovishi.
Këta të fundit, bashkë edhe me Pobedën e Prilepit janë dënuar me nga 1500 euro, përderisa kampionët në fuqi të FC Shkupit, me 1200 euro.
Ky dënim i “bardhebluve” erdhi pas përdorimit të mjeteve piroteknike të tifozëve të tyre “Shvercerat” në ndeshjen kundër Rabotniçkit.