Presidenti i federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, në një prononcim për “SuperSport”, foli për shortin e pafat në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024, aty ku goglat “verdhekuqve” iu rezervuan përballje me kombëtaret gjigande, si Anglia, Italia apo edhe Ukraina.
Sejdini theksoi se kolegu i Malit të Zi, në një bisedë të shkurtër, duke buzëqeshur, i kishte thënë se në këtë grup mungonte vetëm Brazili.
“T’iu them një batutë, kolegu i Malit të Zi na tha se këtu mungonte edhe Brazili. Na mbetet ta shijomë, kemi një ekip solid do të tentojmë edhe të pamundurën. Por kanë kualitet Anglia, Italia, por edhe Ukraina. Ne përherë jemi me optimizëm dhe tashmë nuk kemi më çfarë të humbasim. Ne fituam edhe me Italinë dhe me Gjermaninë ndaj do të provojmë. Është kënaqësi të luash me finalistët e Kampionatit Europian”, – tha Sejdini.
Përveç kombëtareve të lartëpërmendura, pjesë e grupit “C”, do të jetë edhe Malta.
EURO 2024 – Ndeshjet eliminatore | ||||||||||
Grupi “C” | ||||||||||
|