Ballkani i Ilir Dajës është duke jetuar një ëndërr në arenën Europiane, teksa mposhti me rezultatin 3:4, turqit e Sivasporit, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve në grupin “G” në kuadër të Ligës së Konferencës.
Triumfi i mbrëmshëm ka mbushur arkat e kampionëve të Kosovës, të cilëve për këtë fitore iu takojnë plot 500 mijë euro shtesë.
Në total në këto 3 ndeshje Ballkani ka arritur të arkëtojë 666 mijë euro, pas 1 barazimi dhe 1 fitore. Kujtojmë që barazimi në grupet e Ligën e Konferencës shpërblehet me 166 mijë euro, ndërsa fitorja me 500 mijë euro.
Skuadra e Ilir Dajës, edhe ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Sivasporit, kësaj here në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me datë 13 tetor.