E mërkura është e rezervuar për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës, ku në program janë gjithsej 7 ndeshje, derisa ndeshja midis Pobedës dhe Makedonija GJ.P është shtyrë për me datë 19 tetor, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja më interesante e kësaj faze do të zhvillohet në Strugë, aty ku lider aktual Struga Trim Lum do të mirëpret Rabotniçkin e këndellur, ndërsa interes gjithsesi se do të zgjoj edhe përballa në Çair midis FC Shkupit dhe Voska Sport.
NDESHJET TJERA – Shkëndija e Qatip Osmanit edhe përkundër disa mungesave të rëndësishme, llogaritet si favorit absolut përballë Skopjes, njëjtë sikurse edhe Akademia Pandev ndaj Ljubotenit, ndërsa një ndeshje me mjaft paqartësi pritet të zhvillohet në Kavadar, aty ku mejdanin do të ndajnë Tikveshi dhe Sileksi.
Bregallnica në Shtip do të mirëpret Pelisterin e trajnerit Sekullovski, i cili njeh mjaft mirë lojën e skuadrës kundërshtare, ndërkohë lideri aktual i Ligës së Dytë, Vardari në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të mirëpret Fortunën e Hasanbegut. (infOSport.mk)
Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales |
||||||||||||||||||||||||
|