Shqipëria e pafat, Islanda ndëshkon “kuqezinjtë” në minutën e 97-të (VIDEO)

Shqipëria e pafat. Kështu mund të përshkruajmë takimin e mbrëmshëm ndaj Islandës në kuadër të Divizionit “B” të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Kështu kombëtarja shqiptare e mbylli në vendin e tretë në grup këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku pritshmëria ishte të fitonte grupin dhe ngjitej në Ligën A.

Gjithçka si meritë e një barazimi dramatik përballë Islandës, ndaj së cilës kombëtare “kuqezinjtë” dominuam plotësisht deri në minutën e 97-të, kur ajo shënoi golin e barazimit. Ndryshe golin e epërsisë “kuqezinjtë” e shënuan në minutën e 35-të me anë të Emir Lenjanit, i cili në paraqitjen e tij të 41-të me fanellën e Kombëtares shqiptare, realizoi golin e tij numër 4, të cilin e festoi duke rënë në sexhde.

  

Kujtojmë që skuadra mike mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 11-të të takimit, kur pas konsultimit të VAR-it, Aron Gunnarsson u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje në afërsi të zonës.

Mbyllet kështu në mënyrë zhgënjyese performanca e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, teksa trajneri Edi Reja nuk ia doli të vrasë frikën as me një lojtar më shumë në fushë, duke zhgënjyer sërish me zëvendësimet dhe mënyrën e lojës.

Pakënaqësi në fund u vërejtën edhe tek tifozat “Kuqezi”, të cilët fërshëllyen futbollistët e tyre. (infOSport.mk)

Leave a Reply