Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer tifozët “kuqezi”, duke barazuar 1:1 në shtëpi përballë Islandës, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja nisi mirë për “kuqezinjtë” e Edi Rejës, ndërsa në këtë kontribuoi edhe kartoni i kuq i Gunarson të Islandës që në minutën e 11-të. Kjo bëri që Shqipëria të ndihmojë totalisht ndeshjen, ndërs në minutën e 35-të, një super harkim në zonë nga ana e Myrto Uzunit, u shfrytëzua nga Ermir Lenjani, i cili shënoi një gol mjaft të bukur me kokë për 1:0.
Pjesa e dytë nisi me uljen e ritmit të Shqipërisë dhe në momentin kur skuadrat u bën gati të dalin, vjen goli i islandezëve në frymën e fundit.
Kur po luhej minuta e 97-të, një harkim të Helgason më së miri në shtyllën e dytë e shfrytëzoi Mikael Anderson, që barazoi shifrat në 1:1.
Shqipëria mbyll kështu rrugëtimin në grupin 2 të Ligës së Kombeve, në vendin e fundit në grup dhe falenderon UEFA-n për përjashtimin e Rusisë, ashtu që edhe edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni do të luaj në Ligën B. (infOSport.mk)