Cikalleshi: Jam i gatshëm të largohem për të mirën e kombëtares

Një ndër sulmuesit më të mirë të Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka folur pas barazimit 1:1 të “kuqezinjëve” kundër Islandës. Cikalleshi sonte mbante shiritin e kapitenit, mirëpo në fund doli të jetë i pafat, pasi skuadra e tij pësoi gol në minutën e 7-të, të kohës shtesë.

“Nuk ka mundësi. Jemi të shokuar. Të pësojmë gol në minutën e fundit sërish. Është një moment jo i mirë për ne. Përballë një ekipi me 10 veta, i themi gjithë shqiptarëve ndjesë. Përgjegjësia është e jona. Është një moment që gjërat që duhet të ndryshojnë. Se çfarë, janë njerëzit përkatës që do i shohin gjërat. Të pësojmë gol në fund, është sëmundja e vjetër. Sot kisha shiritin e kapitenit në krah. Unë mbaj përgjegjësinë i pari. Do të ishte mirë nëse s’do isha pjesë e Kombëtares, vetëm Kombëtarja të shkëlqejë. Jo vetëm unë, por edhe dikush tjetër.  Tani rezultatet janë ato që tregojnë. Ne kemi punuar. Jemi munduar t’i bëjmë gjërat si duhet. Rezultatet tregojnë. Për ne statistikat s’janë të mira. Unë i marr përgjegjësitë e mia, siç e thashë dhe më parë. Kombëtarja duhet të ndryshojë”, – u shpreh Cikalleshi, i cili sonte zhvilloi ndeshjen e tij të 49-të me fanellën e kombëtares shqiptare, për të cilën ka realizuar 12 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply