Shpresat e vendit barazuan me Arabinë Saudite në turneun kontrollues në Krocia

Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë gjatë ditës së sotme zhvilloi edhe takimin e dytë në kuadër të turneut “Shën Martin”, që po zhvillohet në Mura të Kroacisë, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 3:1 ndaj Shqipërisë, të përzjedhurit e trajnerit Dragan Kanatllarovski sot barazuan 1:1 ndaj Arabisë Saudite. Edhe në këtë ndeshje, Maqedonia e nisi mirë takimin, duke sulmuar dhe duke krijuar raste, teksa më shumë pranë golit ishte Luka Stankovski, i cili në minutën e 40-të ekzekutoi një penalti, mirëpo duke mos mundur të shënojë.

Këtë më së miri e shfrytëzuan futbollistët kundërshtarë të Arabisë Saudite, që në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Alhamdi kaluan në avantazh.

Në pjesën e dytë Maqedonia me të gjitha forcat kërkonte golin e barazimit, ku edhe për kundër shumë rasteve të krijuara, ishte vetëm ai momenti kur Mario Ilievski arriti që të shënojë dhe të barazojë shifrat në 1:1.

Ky rezultat njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, ku me siguri se seleksionuesi Kanatllarovski ka marrë një pasqyrë më të mirë rreth futbollistëve që do të përzgjidhte për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Europianin e ardhshëm, me ndeshjet e grupit që do të startojnë në muajin mars të vitit 2023. (infOSport.mk)

Leave a Reply