Struga Trim Lum edhe si shumë skuadra tjera të Ligës së Parë dhe të Dytë, pauzën ndërkombëtare po e shfrytëzon për të zhvilluar ndeshje miqësore.
Skuadra lidere në elitën e futbollit vendor për nesër ka caktuar një miqësore luksi me Sileksin, skuadër kjo që tashmë disa ditë ndodhet në përgatitje në Ohër, njofton “infOSport.mk”.
Do të jetë kjo hera e dytë brenda këtij sezoni që këto dy skuadra takohen mes vete, pas asaj ndeshje kampionale, në të cilën Struga Trim Lum kishte regjistruar fitore 2:1.
Kujtojmë Struga Trim Lum që udhëhiqet nga ish futbollisti i Sileksit, Srgjan Zaharievski, ka bërë një start të mrrekullueshëm në Ligën e Parë, teksa në 8 ndeshje ka arritur po aq fitore, duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare me 24 pikë, 10 më shumë se kundërshtari i tyre i nesërm, Sileksi që mban vendin e dytë. (infOSport.mk)