Bejtullai flet për rikthimin te përfaqësuesja e Maqedonisë

I rikthyer së fundmi në ekipin përfaqësues të Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë, Egzon Bejtullai thotë se kjo ftesë paraqet kënaqësi për atë, pasi është një vlerësim për punën që ka bërë me ekipin e Shkëndijës.

“Për çdo lojtar ftesa nga ekipi përfaqësues paraqet kënaqësi, sepse në një farë mënyre është vlerësim për punën që bën në klub. Kam qenë i qetë edhe kur ka munguar ftesa, duke u përqendruar të stërvitem e të paraqitem sa më mirë me Shkëndijën. Koha tregon se gjërat vijnë në vendin e vet”, – thotë Egzon Bejtullai, i cili shpresojmë që sërish të luj krah Visar Musliut, duke përbërë dyshen e fundit para portierit Dimitriveskit për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, ku Maqedonia do të kërkojë dy fitore, edhe atë një fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi dhe më pas fitore përballë Bullgarisë në Shkup.

Kujtojmë 28-vjeçari Bejtullai me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë numëron 22 paraqitje, ndërsa për herë të fundit kishte luajtur në Kampionatin Europian me 13 qershor të vitit 2021, kur “verdhekuqtë” ishin mundur nga Austria.

Pra do të jetë kjo hera e parë, që Bejtullai do të vihet nën urdhërat e trajnerit të ri, Bllagoja Milevski. (infOSport.mk)

Leave a Reply