Kombëtarja shrpesa e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri, Alban Bushi, po përgatitet për dy ndeshjet miqësore përballë Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë që do të zhvillohen në tokën kroate.
Trajneri Bushi kërkon progresin nga djemtë e tij, teksa paralajmëron se do t’u përshtatet karakteristikave të kundërshtareve.
“Do t’i përshtatemi skemës që luajnë ata, ne po mendojmë për të ardhmem. Rezultati duhet të na japë moral më të lartë për të ardhmen. Grupi është i ri këtë vit por, cilësor.” – u shpreh Alban Bushi, i cili foli gjithashtu lidhur edhe me polemikat e krijuara për përzgjedhjen e lojtarëve me origjinë nga Kosova.
“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme.” – deklaroi Bushi.