Shkëndija në 7 ndeshjet e fundit nuk njeh disfatë nga FC Shkupi

Shkëndija – FC Shkupi është kryefjala e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”. Kjo ndeshje pritet me shumë interes dhe entuziazëm nga tifozët shqiptarë në vendin tonë, por edhe i gjithë opinioni sportiv, që pritet ti jap shumë hapësirë këtij takimi.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Tetovë, aty ku fjalën kryesore do të duhet ta kenë “Ballistët”, që kanë paralajmëruar spektakël në tribuna. Për fat të keq edhe në këtë përballje me shumë gjasa nuk do të ketë udhëtim të organizuar nga ana e tifo grupit të FC Shkupit, “Shvercerave”, kjo për shkak se kjo ndeshje është shpallur e rrezikut të lartë.

Ndryshe sa u përket ndeshjeve të fundit mes këtyre dy skuadrave, Shkëndija nuk njeh disfatë nga FC Shkupi tashmë në 7 ndeshje me rradhë. Megjithatë ajo që vlen të theksohet është edhe fakti se “kuqezinjtë” në 4 ndeshjet e fundit si vendas nuk kanë mundur skuadrën nga Çairi, duke barazuar, derisa fitoren e fundit e kishin arritur me 01 dhjetor të vitit 2019-të.

E gjithë kjo paralajmëron një ndeshje me shumë paqartësi edhe sot në “Ecolog Arena”, aty ku na pret një atmosferë impozante, e që pas një kohe bukur të mirë Tetova të frymojë si qytet që e don futbollin. (infOSport.mk)

Leave a Reply