Pas takimit me krerët e dy skuadrave shqiptare të FC Shkupit dhe Shkëndijës, Suat Alija, gjegjësisht Zamir Dika, zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi u shpreh i hapur për të takuar edhe përfaqësuesit e dy tifo-grupeve më të flakta shqiptare në vend, “Shvercerave” dhe “Ballistëve”.
“Në mënyrë që të kontribuojmë për marrëdhënie të shkëlqyera, vllazërore të këtyre dy tifozërive por edhe të gjitha të tjerave për arsye se sportit dhe publikut nuk i nevojiten tensione dhe ofendime, por përkundrazi, të gjithë njerëzit që i vizitojnë stadiumet kërkojnë që të dëfrehen aty dhe të kalojnë sa më mirë, prandaj dhe ju uroj shumë sukses të dyja klubeve”, – tha Artan Grubi, duke shtuar se me Aliun dhe Dikën kishin biseduar për ligjin e ri të cilin Qeveria i ka dhënë dritë jeshile, për ri-organizimin e organeve shtetërore me të cilin parashihet që Agjencioni për Rini dhe Sport të kalojë nën ombrellën e Ministrisë për Sistem Politik, me të cilën udhëheq pikërisht vetë, Grubi.