Milevski zbulon listën për ndeshjet e shtatorit, pjesë e saj edhe Agon Elezi dhe 4 futbollistë nga Liga e Parë

Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Risi është emri i Agon Elezit të Varazhdin, ndërsa pas shumë kohësh në formacion do të jenë edhe 4 lojtarë nga Liga e Parë, përfshirë këtu edhe dy portierët Kristijan Naumovski të FC Shkupit dhe Igor Aleksovski të Rabotniçkit.

Përveç tyre, ftesë kanë marrë edhe Bojan Dimoski i Akademia Pandev dhe Lupçe Doriev i Shkëndijës.

Përfaqësuesja jonë futbollistike do të ketë një detyrë të vështirë në këto dy ndeshje të fundit, kjo pasi fillimisht në ndeshjen e parë të 23 shtatorit kundër Gjeorgjisë në transfertë do të duhet të fitoj me 3 gola dallim, që më pas në ndeshjen e  26 shtatorit në Shkup kundër Bullgarisë të mos e diskutojë fitoren.

Maqedonia do ti nis përgatitjet në Shkup, kur edhe futbollistët do të grumbullohen me datë 19 shtator në ora 12:00 në hotel “Hilton”, që më pas ekspedita “verdhekuq”  të udhëtojë drejt Gjeorgjisë.

Në grupin 4 të Ligës “C” në kuadër të  Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë aktualisht renditet në pozitën e dytë me 7 pikë, 3 më pak se liderët e Gjeorgjisë.  Përfaqësuesja e Bullgarisë është e treta me 3 pikë, ndërsa Gjibraltari me vetëm një pikë renditet në pozitën e fundit. (infOSport.mk)

Në listën e seleksionuesit Milevski janë 27 futbollistët e mëposhtëm:
Portierë:
Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa, Qipro), Kristian NAUMOVSKI (Shkupi), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki);
Mbrojtës:
Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko VELLKOVSKI (Al Etifaq, Arabi Saudite), Visar MUSLIU (Inglostat, Gjermani), Ezgjan ALIOSKI (Fenerbahçe, Turqi), Todor TODOROVSKI (Sumgait, Azerbajxhan), Stefan ASHKOVSKI (Lamia) , Nikola SERAFIMOV (MOL Fehervar, Hungari), Gjoko ZAJKOV (Vorskla, Ukrainë), Bojan DIMOSKI (Akademia Pandev);
Mesfushorë:
Elif ELMAS (Napoli, Itali), Enis BARDHI (Trabzonspor, Turqi), Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Enis FAZLAGIC (Dunajska Streda, Sllovaki), Agon ELEZI (Varaždin, Kroaci), Jani ATANASOV (Hajduk, Kroaci), Stefan SPIROVSKI (Pyunik, Armeni);
Sulmues:
Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (Aberdeen, Skoci), Darko ÇURLINOV (Burnley, Angli), Aleksandar TRAJKOVSKI (Al Feiha, Arabi Saudite), Valon ETEMI (Istanbulspor, Turqi), Dorian BABUNSKI (Debrecin) , Lupço DORIEV (Shkëndija);

Leave a Reply