Bajern Munih-Barcelona, ndeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sot luhen ndeshjet e dyta të garave në grupe në Ligën e Kampionëve. Raundi i dytë do të nis me ndeshjet: Sporting-Tottenham dhe Plzen-Inter që startojnë nga ora 18:45.

“Zikaltërit” duhet me patjetër të marrin tre pikët, pasi që fitorja do t’i jepte një shpresë që të tentojnë vendin e dytë në grup, ku në përbërje kanë edhe Bajernin e Munihut dhe Barcelonën, që kanë nga një fitore.

Pikërisht këto dy skuadra do të takohen sonte në Munih. Pa dyshim se Robert Levandovski do të jetë në qendër të vëmendjes në këtë përballje, teksa pas shumë viteve do të luaj kundër ish skuadrës së tij, Bajernit të Munihut.

Liverpulli pas debaklit që pësoi në Itali ndaj Napolit, do të kërkoj të këndellet sonte në “Enfilld Roud” përballë Ajaksit, Bajer Leverkuseni do të mirëpret Atletiko Madridin në një ndeshje tjetër mjaft interesante, Marseja në “Velodromin” e zjarrtë do të jetë nikoqir Ajntrahtit të Frankfurtit, derisa Porto në “Dragao” do të mirëpret Klub Bryzh. (infOSport.mk)

Leave a Reply