Tifozët e Paris Sen Zhermen kanë bërë me dije se do të bojkotojnë udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Makabi Haifa, për shkak të kufizimeve të rënda që izraelitët kanë vendosur.
Kufizimet u konsideruan të tepërta nga mbështetësit e kampionëve në fuqi të Francës, të cilët sipas tyre cënojnë lirinë.
“Më 14 shtator, PSZh do të udhëtojë në Haifa për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, përballë Makabi. Ne dënojmë kushtet e vendosura të sigurisë që privojnë lirinë. Në këto kushte ndihemi të detyruar të bojkotojmë këtë ndeshje në transfertë”.-shkruhet në reagimin e tifozëve të parisienëve.
Ndeshja midis Makabi Haifa dhe Paris Sen Zhermen, e vlefshme për grupin “H”, në program është të enjten me fillim në ora 21:00.