Markovski jep dorëheqje, shkas disfata 5:0 nga FC Shkupi

Lupço Markovski – Kalc nuk do të jetë më trajner i Rabotniçkit, kjo edhe për shkak disfatës së fundit 5:0 ndaj FC Shkupit në Çair, njofton “infOSport.mk”.

Markovski dha dorëheqje për arsye morale, ndërsa në ndeshjen e 1/16 së finales të Kupës kundër BVK Konjari, që në program është të mërkurën, Rabotniçkin do e udhëheq Stojançe Ignjatov.

Markovski drejtimin e Rabotniçkit e morri gjatë muajit qershor, duke regjistruar vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 4 disfata në 6 ndeshjet e deritanishme në Ligën e Parë. Pikërisht këto rezultate sollën edhe ndarjen mes palëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply