Struga Trim Lum ka regjistruar edhe fitoren e 7-të me rradhë në kampionat, duke vazhduar pa asnjë gabim ndeshjet në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra strugane para tifozëve të saj mundi Skopjen me shifrat 3:0. Maleski realizoi golin e parë për ekipin strugan, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Besart Ibraimi dhe Bunjamin Shabani.
Bomberi kërçovar realizoi edhe një gol tjetër në minutën e 73-të, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtëloje.
Me rikthimin e Goce Sedlloskit, FC Shkupi arriti të këndellet shpejtë, duke mundur Rabotniçkin me rezultatin e thellë 5:0, me plotë 5 autorë të ndryshëm. 4 gola “bardheblutë” realizuan që në pjesën e parë. I pari shënoi gjeorgjiani, Gagi Margvelashvili (5’), xhamajkani Renaldo Cepas në minutën e 28-të shënoi për 2:0, ndërsa 10 minuta më vonë Pepi Georgiev shfrytëzoi një top të devijuar të portierit kundërshtarë, duke shënuar për 3:0.
Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi në minutën e 40-të, Kueven shënoi dhe golin e katërt në rrjetën e Aleksovskit.
Pjesa e dytë nuk doli të jetë si pjesa e parë, sa u përket golave të shënuar, pasi në të njëjtën u shënua vetëm një, edhe atë me autorë, Fredy Alvarez, i cili në të 78-tën vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, FC Shkupi 5, Rabotniçki 0.
Pobeda falë golit të Spirkoskit në minutën e 68-të mundi Bregallnicën në Prilep me rezultatin minimal 1:0, ndërsa Tikveshi pas fitores së madhe në mesjavë ndaj FC Shkupit, sot në Kavadar mundi Akademia Pandevin me rezultatin 2:1.
Njeriu i ndeshjes kundër FC Shkupit, kamerunasi Ngoba, realizoi golin e parë sot ndaj Akademia Pandev, ndërsa Ivan Ivanovski në minutën e 25-të dyfishoi rezultatin në 2:0. Skuadra nga Strumica, që në këtë ndeshje u udhëhoq nga trajneri Aleksandar Vasoski, riktheu shpresat në minutën e 37-të me golin e shënuar nga Goran Tomovski nga penaltia, mirëpo kjo ishte e tëra që bënë në këtë përballje, që në fund foli për skuadrën nga Kavadari, që në këtë mënyrë regjistroi fitoren e tretë sezonale, e dyta nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Gjorgji Mosjov.
Duke filluar nga nesër skuadra nga Kavadari, do të udhëhiqet nga strategu shkupjan, Aleksandar Tanevski, që së fundmi kishte udhëhequr Makedonija GJ.P.
Kujtojmë, dje në Shkup, Sileksi mundi minimalisht 1:0 Makedonija Gj.P, ndërsa Shkëndija këtë xhiro ishte e lirë. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 7 |
||||||||||||||||||
|