Mesfushori kosovar, Valon Berisha, për një sezon do të jetë pjesë e Melbourne Cityt në Australi. Te skuadra e njohur australiane, Berisha do të luaj në formë huazimi nga rradhët e skuadrës franceze të Stade de Reims.
Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga skuadra australiane.
“Erdha këtu dhe dua të filloj nga e para. Ky është një kapitull i ri dhe dua ta tregoj veten para bashkëlojtarëve dhe më pas, natyrisht, në ligë. Në fund, më e rëndësishmja për mua është që ekipi të fitojë, sepse nëse skuadra fiton ju do të fitoni personalisht”, ka thënë 29-vjeçari pas prezantimit.
Berisha pritet ta bëjë debutimin me Melbourne Cityn në ndeshjen hapëse të sezonit 2022/23, më 7 tetor kundër Ëestern Unitedit.
Kujtojmë kjo është hera e parë që Berisha do të luaj jashtë Kontinentit europian, derisa gatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Egersund, Viking, Salzburg, Fortuna Dyzeldorf dhe Lacio, nga e cila skuadër verën e vitit 2020 u transferua te skuadra franceze e Reims. (infOSport.mk)