Vardari vazhdon me prezantimin e emrave të rinj, derisa pas Kire Markoskit, drejtuesit e skuadrës shkupjane prezantuan edhe ish sulmuesin e Besës së Dobërdollit, Vladimir Zoglev, njofton “infOSport.mk”.
Zhoglev te Vardari vjen nga rradhët e Teteksit, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti kishte luajtur edhe me Osogovën, Pobedën, Borecin dhe Skopjen.
Zhoglev pritet të përforcojë sulmin e Vardarit, skuadër kjo që këtë edicion pretendon rikthimin në elitën e futbollit vendor.
Pas 3 xhirove të para në Ligën e Dytë, Vardari regjistroi dy fitore dhe 1 barazim, duke ndarë pozitën e dytë në renditje me 7 pikë bashkë edhe me Pelisterin, Detonit Plaçkovica dhe Gostivarin, derisa Voska Sport me 9 pikë maksimale kryeson renditjen. (infOSport.mk)