Leard Sadriu edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e tij e re, NS Mura. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me datë 31 gusht, ndërsa lajmi nga ana e të dyja skuadrave u konfirmua vetëm gjatë ditës së sotme.
Ishin fillilmisht sllovenët që kishin njoftuar për angazhimin e futbollistit me origjinë nga Kosova, i cili skuadrës së Shkëndijës i ishte bashkuar si 16 vjeçar, në janar të vitit 2018.
Leard Sadriu largohet nga Shkëndija!
Sezonin garues 2021/2022 Sadriu e luajti në formë huazimi te Skënderbeu i Korçës, kur kjo skuadër ishte pjesë e Superligës shqiptare, aty ku Sadriu zhvilloi 51 ndeshje, ndërsa 6 ndeshje tjera kishte zhvilluar në kuadër të Kupës së Shqipërisë.
Gjatë periudhës që ishte pjesë e kuqezinjve, Sadriu fitoi 3 trofe, 2 tituj kampion dhe 1 trofe të Kupës.