Vetëm pas 6 xhirove, fluturojnë 3 trajner në Ligën e Parë!

Vetëm 6 javë të kaluara në elitën e futbollit vendor, ndërsa tashmë kemi dy largime të zyrtarizuara të trajnerëve dhe një dorëhqje tjetër të ofruar, por që ende nuk është pranuar nga ana e drejtuesve të ekipit, njofton “infOSport.mk”.

I pari që u largua ishte Goce Sedlloski, ndoshta jo për startin e dobët në ndeshjet e Ligës së Parë, por më tepër për shkak eliminimit të FC Shkupit në ndeshjet vendimtare kundër Ballkanit, me ç’rast skuadra nga Çairi humbi mundësinë për të luajtur në grupet e Ligës së Konferencës.

Për dallim nga Sedlloski, shkarkimi i Gjorgje Stojçev nga bankina e Akademia Pandev, erdhi për shkak rezultateve jo të pritshme të kësaj skuadre, që në 6 javët e para në LPFMV grumbulloi vetëm 7 pikë.

Një tjetër emër që pritet të largohet, është edhe ai i Vlatko Kostov të Tikveshit. Strategu nga Shtipi pas disfatës në Kratovë ndaj Sileksit kishte ofruar dorëheqjen e tij, por e njëjta nuk ishte pranuar nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Kavadari. Tikveshi me Kostov në krye në tre ndeshjet e fundit ka pësuar po aq disfata, ndërsa për arsye morale i njëjti është i vendosur që të largohet dhe ti jap mundësinë ndonjë strategu tjetër, me të vetmin qëllim që Tikveshi të këndellet dhe të ngjitet më lartë në tabelë.

Kujtojmë në mesjavë (e mërkurë), Tikveshi do të zhvillojë ndeshjen e mbetur të javës së parë kundër FC Shkupit, ndërsa nesër edhe zyrtarisht do të mësojmë nëse edhe në këtë ndeshje skuadra nga Kavadari do të udhëhiqet nga Vlatko Kostov, ose ndonjë emër tjetër.

Ashtu siç po rrjedhin punët, me shumë gjasa edhe Artim Shaqiri do të largohet nga posti i trajnerit te Shkëndija, te e cila skuadër janë paralajmëruar ndryshime të mëdha, duke filluar nga stafi, e deri tek drejtuesit e klubit. (infOSport.mk)

Leave a Reply