Artim Shaqiri më nuk është trajner i Shkëndijës!

Artim Shaqiri, me shumë gjasa do të jetë trajneri i katërt në këto 6 javë të kampionatit që do e pësojë për shkak rezultateve të dobëta, por edhe shkaku i ndryshimeve të paralajmëruara te skuadra e Shkëndijës.

Siç mëson “infOSport.mk”, Shaqiri ka ndarë rrugët me Shkëndijën, skuadër kjo që deri në emërimin e një trajneri të ri do të udhëhiqet nga ndihmësit e struganit. Nga tabori i “kuqezinjëve” ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë lëvizje, njëjtë sikurse edhe për ndryshimin e kryesisë së këtij klubi.

Shkëndija vitin e kaluar u rendit në pozitën e tretë, me ç’rast këtë vit garoi në ndeshjet e Ligës së Konferencës, aty ku arriti deri në raundin e tretë, për tu eliminuar nga suedezët e AIK Stokholm.

Pas këtij eliminimi të dhimbshëm përmes ruletit të penaltive, e gjithë vëmendja e “kuqezinjëve” u përqëndrua në kampionat, mirëpo edhe këtu punët nuk shkuan si duhet, pasi në 6 xhirot e pata Shkëndija me Shaqirin në krye regjistroi 3 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë.

Leave a Reply