
Struga Trim Lum definitivisht nuk po ndalet këtë edicion në Ligën e Parë, teksa edhe në xhiron e 6-të regjistroi fitore, duke vazhduar pa asnjë gabim përballë kundërshtarëve të saj, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e rradhës që e përjetoi forcën e struganëve në lëkurën e vetë, ishte Akademia Pandev, që dështoi para tifozëve të saj në Strumicë, duke u mundur me rezultatin 3:0.
Bunjamin Shabani hapi serinë e golave të këtij takimi në minutën e 32-të, ndërsa Besart Ibraimi sërish në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo i njëjti nuk harron pa shënuar, ashtu që në minutën e 73-të dyfishoi epërsinë e Struga Trim Lum, që falë golit të shënuar nga Zija Merxhani në minutën e fundit të takimit, në fund realizoi fitore komode 3:0 në udhëtim te Akademia Pandev.
FC Shkupi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Adentunxhi në minutën e 32-të, nuk mundi dot të bëjë ballë në Shtip, aty ku në fund pësoi disfatë 2:0 nga Bregallnica e Ilço Gjorgjioskit.
Edhe rikthimi në Tetovë nuk e ndihmoi dot Shkëndijën për të marrë fitore në duelin përballë Makedonija GJ.P. Arbi Vosha kaloi në epërsi skuadrën shkupjane në minutën e 54-të, ndërsa një pikë Shkëndijës nga kjo përballje i siguroi Lupçe Doriev me golin e realizuar në minutën e 63-të.
Një super ndeshje me 5 gola të shënuar dhe kthesa në rezultat u zhvillua në Kratovë, aty ku në fund Sileksi shënoi fitore 3:2 përballë Tikveshit. Tek vendasit në listën e golashënuesve u regjistrua edhe mbrojtësi shqiptarë, Arsim Lamallari, i cili në ato momente barazoi shifrat në 2:2, për ti hapur më pas rrugë golit të tretë, që erdhi në minutën e 83-të, me autorë Masevski.
Ndërkohë Skopjes i mjaftoi goli i sulmuesit Hristijan Kirovski në minutën e 34-të, për të mundur Pobedën minimalisht 1:0 dhe për të regjistruar fitoren e parë sezonale.
I lirë këtë javë ishte ekipi i Rabotniçkit. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 6 |
||||||||||||||||||
|