Drita e Ardian Nuhiut të shtunën si vendas me shifrat 4:0 mundi Llapin e Bahit Tatatinës, duke i shkaktuar kështu një ndër disfatat më të rënda skuadrës nga Podujeva, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë fitore, Drita e Gjilanit iu afrua skuadrës rivale të qytetit Gjilanit në renditje, skuadër kjo që aktualisht mban pozitën e parë me 10 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara. Skuadra e Zekirja Ramadanit gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 5-të, edhe atë në transfertë kundër Dukagjinit me fillim në ora 15:00.
Sa i përket fitores së Dritës përballë Llapit, të njëjtën e paralajmëroi Besnik Krasniqi me dy gola të njëpasnjëshëm nga pika e bardhë në minutat 10 dhe 26, ndërsa nga një gol tjetër realizuan edhe Almir Kryeziu në fundin e pjesës së parë dhe sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski në fillimin e pjesës së dytë.
Për Dritën ishte kjo fitorja e dytë në 4 ndeshje të zhvilluara, me ç’rast skuadra e Nuhiut me 8 pikë renditet në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës. Në anën tjetër, Llapi i Batatinës pas 5 ndeshjeve të zhvilluara me 5 pikë të tubuara reditet në pozitën e 6-të. (infOSport.mk)