Voska Sport ka regjsitruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë, duke kryesuar e vetme renditjen me 9 pikë maksimale, njofton “infOSport.mk”.
Viktimë e rradhës e skuadrës shqiptare nga Ohri, ishte Sasa nga Kamenica, ndaj së cilës skuadër në transfertë të përzgjedhurit e trajnerit Berat Imeri regjistruan fitore të thellë 4:0. Njëherit ishte kjo fitorja më e madhe e Voska Sport këtë edicion, pas atyre ndaj Karaorman (2:0) dhe Pehçevës (3:0).
Ndryshe më të merituar për fitoren e sotme në Kamenicë, ishin Behar Feta, i cili shënoi dy gola, si dhe Alen Jasharovski dhe Ensar Luma, që realizuan nga një gol.
Gostivari u ndal në barazim 1:1 në transfertën në Vrapçishtë ndaj Besës së Dobërdollit. Emran Ramadani kaloi në epërsi Gostivarin që në minutën e 7-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më pas, Artan Veliu ndëshkoi ish skuadrën e tij, duke barazuar shifrat në 1:1.
Me po të njëjtin rezultat, Vardari u ndal në transfertën në Radovish nga Detonit Plaçkovica, ndërsa Pelisteri falë golit të shënuar nga Sasho Dukov në minutën e 62-të mundi Arsimin në transfertën në Çegran.
Karaormani regjistroi fitoren e parë këtë edicion, duke mundur Bellasicën me rezultatin 3:1, njëjtë sikurse edhe Teteksi, që në transfertën në Veles mundi Borecin me shifrat 4:2, derisa ndeshjet Pehçeva-Slloga Vinica dhe Ohrid Lihnidos – Kozhuvi u mbyllën me barazime pa gola. (infOSport.mk)
LDFMV –Java 3 |
||||||||||||||||||||||||
|