Struga Trim Lum pasditën e sotme ka prezantuar ish futbollistin e FC Shkupit, Edis Maliqin, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçar, që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa i njëjti së fundmi ishte pjesë e Dinamo Tiranës.
Maliqi në këtë mënyrë rikthehet në futbollin tonë vendor, edhe atë pas plotë 4 viteve, kur për herë të fundit luante me FC Shkupin.
Ndryshe në futbollin vendor, Maliqi kishte luajtur edhe me të rinjët e Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P, ndërsa në futbollin shqiptarë përveç me Dinamon, kishte luajtur edhe me Kukësin.
Maliqi, gjithashtu kishte pasur edhe një aventurë një vjeçare te Lokomotiva e Zagrebit, mirëpo duke mos arritur të lëjë gjurmë.
Te Struga Trim Lum, Maliqi vjen si agjent i lirë, ndërsa do të jetë një ndihmesë e madhe për prapavijën, në veçanti krahun e djathtë të mbrojtjes. (infOSport.mk)