Pas Faustin Senghor, edhe një tjetër largim nga FC Shkupi!  

Pas Faustin Senghor, edhe një tjetër largim ka ndodhur te FC Shkupi. Fjala është për Antonio Kalanoskin, i cili te skuadra nga Çairi erdhi gjatë merkatos së kësaj vere, njofton “infOSport.mk”.

Marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ka qenë e dy anshme, ndërsa Kalanoski largohet nga FC Shkupi pa zhvilluar asnjë ndeshje kampionale.

 

Ai luajti për 24 minuta në ndeshjen e dytë të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Lincoln RED IMPS, ndërsa për 11 minuta u paraqit në ndeshjen e kthimit në Shkup kundër Shamrok Rovers, e vlefshme për raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa.

Kalanoski te FC Shkupi erdhi nga rradhët Sileksit, me të cilën skuadër luajti në finalen e madhe të Kupës, ndërsa gjithashtu ndihmoi skuadrën nga Kratova për tu rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Kalanoski në futbollin elitar të Maqedonisë ka luajtur për më shumë skuadra, përfshirë këtu edhe Struga Trim Lum, ndërsa i njëjti numëron plotë 138 ndeshje dhe 18 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply