Klubet e Premierligës angleze kanë shpenzuar miliarda ero edhe këtë verë me disa yje të mëdhenj që kanë zbarkuar në kampionatin anglez.
Nga Erling Haland te Kasemiro goditjet e bujshme nuk kanë munguar, me disa klube që kanë bërë më mirë se të tjerë.
Çelzi ka qenë skuadra që ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës me pronarin Todd Boehly, që ka investuar plot 248 milionë sterlina për tetë blerje.
Arsenal ka vazhduar në rrugën e shpenzimeve të mëdha të nisur në vitin 2021 duke e përforcuar ndjeshëm skuadrën me Arteta-n që ka marrë dy ish-lojtarë të tijtë, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinçenko, mes shumë të tjerëve.
Edhe Tottenhami ka bërë shpenzime të mëdha dhe i kanë realizuar goditjet në fillimin e merkatos me tetë blerje, me Richarlison që ka qenë më i shtrenjti, i blerë për 60 milionë sterlina.
Ndërkohë, Mançester Junajted ka mbështetur trajnerin Erik ten Hag me gjashtë blerje, duke përfshirë edhe 140.5 milionë sterlina për blerjen e dyshes së Ajaksit, Entony dhe Lisandro Martinez, ashtu si edhe pesë herë fituesin e Çampionsit, Kasemiro.
Kushërinjtë e Mançester Sitit kanë punuar me qetësi duke përforcuar ekipin e Pep Guardiolas me Haaland, Hulian Alvarez, Kalvin Fillips dhe Manuel Akanji.
Edhe Liverpulli ka zhvilluar një merkato të ngjashme, duke shpenzuar shifrën rekord prej 85 milionë sterlinash për të siguruar shërbimet e sulmuesit uruguaian Darvin Nunjezh.