Astrit Merko me vashat e Maqedonisë U19 në shtator do mas forcat me Qipron

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra  do të luajë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Qipros.

Duelet kontrolluese do të luhen në stadiumin e Turnovës në Strumicë.

Ndeshjen e parë do ta luajmë më 4 shtator në orën 16:30, ndërsa ndeshja e dytë kontrolluese është caktuar për datën 6 shtator, po në të njëjtën orë, 16:30.

“Këto ndeshje përgatitore ndaj Qipros janë të një rëndësie të madhe, duhet të punojmë shumë këtë javë në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset që na presin në tetor. Shpresoj që në këtë takim dhe kualifikimet e tetorit të kem në dispozicion skuadrën më të mirë. Qiproja është një kundërshtar i madh, i njohim mirë cilësitë e tyre, vitin e kaluar arritëm të fitojmë ndaj tyre me rezultat 4:2 në Bjellorusi. Pres që gradualisht ta ngritim formën, besoj se në tetor do të jemi plotësisht të përgatitur dhe me skuadër më të mirë për kualifikimet” – u shpreh Astrit Merko, seleksionues i përfaqësueses U19 të Maqedonisë.

Grumbullimi e përfaqësueses U19 të Maqedonisë për femra do të jetë në hotelin Istatov, në periudhën nga 1 deri më 7 shtator.

Seleksionuesi i përfaqësueses së femrave të reja të Maqedonisë, Astrit Merko, për këto dy ndeshje ka ftuar këto futbolliste:
 
Portierë: Berna Kabakci (Bergh, Holandë), Kristina Pavloska (Kul);
Mbrojtja: Edina Suleimani (AC United), Sara Eftindxhioska (Despina), Mia Golovska (Skopje), Matea Bllazheska (Skopje), Efimija Tsuneva (Tiverija);
Mesfushë: Kristina Mojsoska (AC United), Radica Velkova (Tiverija), Era Stebleva (AC United), Mihaela Nastevska (Despina), Sara Mena (AC United), Iva Zdraveska (Kul), Nikita Stojçevska (Rosengard, Suedi);
Sulm: Ivana Kuzmanoski (Angli), Eda Dalipi (AC United), Laura Suleimani (GPSO 92, Francë), Biljana Paneska (Tiverija), Vesa Sela (AC United), Jehona Veliu (Grasshopper, Zvicër), Ajna Iseini (Zurich, Zvicër), Simona Meyer (Kul);

Leave a Reply