Armando Broja bashkë me Çelzin deri në vitin 2028

Armando Broja e ka rinovuar kontratën e tij me Çelzin, me të cilën skuadër ka nisur që nga grupmoshat e reja.

Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e klubit nga Londra deri në vitin 2028. Broja do të mbushë 21 vjeç në fund të këtij muaji dhe tha se është shumë i lumtur me kontratën e re.

Ai ka tashmë shansin për ta treguar veten me skuadrën e njohur angleze,  me të cilën këtë edicion ka luajtur në 4 ndeshje në Premierligë, aty ku Çelzi pas 5 xhirove të para ka grumbulluar 7 pikë, duke u renditur në pozitën e 10-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply