Erdhi me rekomandim të trajnerit Bruno Akrapoviç, megjithatë me ardhjen në krye të skuadrës të trajnerit Artim Shaqiri, gjërat ndryshuan dhe i njëjti nuk po gjente dot hapësirë në formacionin titullarë të Shkëndijës. Fjala është për mbrojtësin e krahut të majtë, Mihail Manevski, i cili në vazhdim të sezonit do të luaj me fanellën e Sileksit, edhe atë për 6 muaj në formë huazimi, raporton “infOSport.mk”.
Manevski te Shkëndija erdhi janarin e këtij viti, duke nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.
23-vjeçari Manevski edicionin e kaluar luajti në vetëm 9 ndeshje kampionale me Shkëndijën, duke shënuar gol përballë Pelisterit, ndërsa edicionin e sivjetshëm, i njëjti luajti vetëm në një ndeshje të Ligës së Parë dhe 5 minuta në ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër Ararat Yerevan.
Kujtojmë, edhe Leard Sadriu nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës, me kosovarin i cili do të luaj në futbollin slloven te skuadra e Mura. (infOSport.mk)