Pas barazimit me Pobedën, Sedlloski jep dorëheqje!

Goce Sedlloski më nuk është trajner i FC Shkupit. Ishte vetë Sedlloski i cili kishte paraqitur dorëhqjen e tij tek drejtuesit e klubit menjëherë pas barazimit 1:1 ndaj Pobedës, ndërsa e njëjta ishte pranuar nga ana e drejtuesve të klubit nga Çairi, që tashmë shumë shpejtë do të bëjnë të ditur edhe emrin e trajnerit të ri, shkruan “infOSport.mk”.

Sedlloski kryesimin e FC Shkupit e morri me 16 prill të vitit 2021, duke drejtuar këtë skuadër në plotë 54 ndeshje.

29 fitore, 14 barazime dhe 11 disfata, ishte epilogu i ndeshjeve të FC Shkupit me trajner Sedlloskin, me të cilin skuadra nga Çairi pas plotë 21 viteve riktheu titullin kampion.

Me Sedlloskin në krye, FC Shkupi ishte pranë për të shkruar historinë këtë vit, për tu kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, mirëpo “bardheblutë” nga Çairi u eliminuan vetëm në ndeshjet e “play-off” nga skuadra e Ballkanit.

Kujtojmë, Sedlloski në futbollin tonë vendor kishte udhëhequr edhe Horizont Turnovën dhe Vardarin, ndërsa jashtë kufijve tanë, ai kishte drejtuar ekipin e Riga FC nga Letonia si dhe skuadrat e Shiroki Brijeg dhe Dinamo II Zagreb në Kroaci. (infOSport.mk)

Leave a Reply