Sidrit Guri, i cili pas ndeshjeve europiane i dha fund aventurës së tij te Shkëndija e Tetovës, karrierën e tij me shumë gjasa do ta vazhdojë në Superligën turke, duke nënshkruar me skuadrën e Istanbulspor, aty ku do të rigjejë edhe 4 futbollistë të tjerë shqiptarë, si Eduart Rrocan, Kristal Abazajn, Valon Et’hemin dhe Jetmir Topallin.
Emri i Gurit ishte i lidhur ngushtë edhe me Partizanin e Tiranës dhe së fundmi Ballkanin e Suharekës, mirëpo në fund i njëjti zgjodhi të luaj jashtë trojeve shqiptare.
Sulmuesi shkodran mëngjesin e sotëm ka kryer vizitat mjekësore, ndërsa prezantimi i tij me fanellën e Istanbulspor pritet të bëhet gjatë pasditës.
Guri me Istanbulspor do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, ndërsa pak më parë drejtuesit e kësaj skuadre prezantuan edhe mbrojtësin boshnjak, Adi Mehremiç, i cili erdhi nga rradhët e Visla Krakov. (infOSport.mk)