Edhe pse fillimi i ndeshjes nuk doli të jetë i mbarë për FC Shkupin, “Shvercerat” që kishin bërë disa kilometra udhëtim drejt Prishtinës, mund të thuhet se janë gjëja më e bukur e këtyre minutave të para që po ndodhin në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan “infOSport.mk”.
Në numër të bollshëm e mbi të gjitha shumë të zëshëm ata diku ka minuta e 15-të morrën vëmendjen e gjithë stadiumit me shpalosjen e banerit me mbi shkrimin: “Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”.
Një gjë e tillë u mirëprit nga të gjithë të pranishmit në “Fadil Vokrri”, që me duartrokitje frenetike përshëndeten “Shvercerat”, duke ju uruar mirëseardhje në Prishtinën e bukur. (infOSport.mk)