Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë nën udhëheqjen e trajnerit Dragan Kanatllarovsko gjatë muajit shtator në kohën kur do të ketë termine të lira do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.
Do të jetë ky një test i mirë për gjeneratën e re të futbollistëve që do të luajnë për U21 të Maqedonisë, ndërsa në mëyrë plotësuese do të përcaktohen datat e zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve që janë paraparë të zhvillohen ka fundi i muajit shtator.
Nuk dihet ende nëse të dyja ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, apo në tokën shqiptare. Këto ndeshje do të jenë një paralajmërim për ciklin e ri eliminatorë për një vend në europianin e vitit 2025.