Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon të mbajë pozitën e 64-të në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar për muajin gusht, njofton “infOSport.mk”.
Nuk kanë lëvizur fare edhe Shqipëria dhe Kosova, që vazhdojnë të renditen në pozitën e 66-të, gjegjësisht 106-të.
Ndryshe Brazili vazhdon të kryesojë renditjen, para Belgjikës dhe Argjentinës, për të vijuar më pas Franca në vendin e katërt, Anglia në të 5-tin, derisa TOP10 mbyllet me Spanjën, Italinë, Holandën, Portugalinë dhe Danimarkën.
Gjatë muajit shtator zhvillohen edhe dy takimet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, aty ku Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova shpresojnë në pikë dhe në ngritje në renditjen e FIFA-s. (infOSport.mk)