Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Ballkani – Shkupi, shiten mbi 9 mijë bileta

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë si duket do të jetë i pamjaftueshëm për të pritur të gjithë të interesuarit për të parë nga afër ndeshjen historike për dy skuadrat shqiptare, FC Ballkani – FC Shkupi, ndeshje kjo e vlefshme për të siguruar një vend në grupet e Ligës së Konferencës.

Edhe pse kanë mbetur pak më shumë se 30 orë deri në fillim të ndeshjes, sipas asaj që transmetojnë mediat kosovare, tashmë janë shitur mbi 9000 bileta, edhe atë vetëm në Suharekë, qyteti edhe nga vjen klubi i Ballkanit.

Ballkanit për të shkruar historinë dhe për tu bërë skuadra e parë kosovare që do të luaj në grupet e një kompeticioni europian në nivel klubesh, i mjafton edhe një barazim, pas asaj fitore 2:1 në ndeshjen e parë në Shkup, ndërkohë për “bardheblutë” nga Çairi në këtë ndeshje vetëm fitorja vjen në shprehje, në të kundërtën do të lëshonin mundësinë e artë që të luanin në grupet e Ligës së Konferencës, dhe të bëheshin skuadra e dytë nga vendi ynë që do të garonte në grupe, pas Vardarit, që sezonin 2017/2018 kishte luajtur në grupet e Liga Europa.

Ndeshja midis FC Ballkanit dhe FC Shkupit në program është të enjten (25 gusht) me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply