Mesfushori kosovar, Besar Halimi karrierën e tij do ta vazhdojë në Greqi. Dikur ai ishte pjesë e Bundesligës, por i njëjti tashmë ka nënshkruar me skuadrën nga kategoria e dytë greke, Apollon Smyrnis.
Ka qenë klubi grek që ka zyrtarizuar afrimin e ish-reprezentuesit të Kosovës, por që nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.
Halimi është pa klub që nga muaji mars, kur e prishi kontratën me skuadrën letoneze FC Riga. Gjilanasi ditëve të fundit ka qëndruar në prova tek skuadra elitare në Danimarkë, OB Odense, por duket se nuk ka arritur marrëveshje me këtë klub.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Mainz, FSV Frankfurt, Brondby, Sandhausen dhe Stuttgart Kickers.