Java e 3-të, javë e mbarë për futbollistët shqiptarë, më shumë se gjysma e golave mban firmën e tyre

Java e 3-të uli siparin të dielën, teksa në 5 ndeshje të zhvilluara, u shënuan gjithsej 15 gola, apo nga 3 gola për ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

8 gola mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë, duke shënuar në të gjitha ndeshjet për ekipet e tyre, 3 gola nga futbollistë maqedonas dhe serb dhe një gol nga futbollisti kolumbian Mena Perez.

Më së shumti gola të futbollistëve shqiptarë u shënuan në ndeshjen midis Makedonija GJ.P dhe Pobedës, gjithsej 3. Dy gola për Makedonija Gj.P realizoi Sefer Emini, ndërsa në anën tjetër për Pobedën golin e vetëm në fitoren 4:1 të skuadrës shkupjane, e realizoi Atdhe Mazari.

Gola shqiptarësh pati edhe në Kratovë, me Burhan Alijin që shënoi një nga 3 golat e Sileksit dhe Bujar Hajdarin, që shënoi golin e vetëm për Skopjen.

Adenis Shala ishte autorë i golit të vetëm për Shkëndijën në fitoren 1:0 ndaj Akademia Pandevit në Strumicë, Zija Merxhani paralajmëroi fitoren e Struga Trim Lum ndaj Rabotniçkit, ndërkohë Edis Spahiu ishte më i merituari për pikën e fituar të Tikveshit ndaj Bregallnicës.

Java 3, golat e shënuar

# Emri i futbollistit Ekipi Gola Nacionaliteti
1 Sefer Emini Makedonija GJ.P 2 Shqiptarë
2 Atdhe Mazari Pobeda 1 Shqiptarë
3 Zija Merxhani Struga TrimLum 1 Shqiptarë
4 Adenis Shala Shkëndija 1 Shqiptarë
5 Burhan Aliji Sileksi 1 Shqiptarë
6 Bujar Hajdari Skopje 1 Shqiptarë
7 Edis Spahiu Tikveshi 1 Shqiptarë
8 Kristijan Stojkoski Makedonija GJ.P 1 Maqedonas
9 Xhon Edy Mena  Perez Makedonija GJ.P 1 Kolumbian
10 Goran Siljanovski Bregallnica 1 Maqedonas
11 Dimitar  Todorovski Rabotniçki 1 Maqedonas
12 Sava Radiç Struga TrimLum 1 Serb
13 Filip Obadoviç Sileksi 2 Serb

Leave a Reply