Derbi shqiptarë i javës së katërt, Shkëndija-Struga Trim Lum në Strumicë te stadiumi i Ak.Pandev!

Derbi ndeshja e xhiros së katërt midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lumit do të zhvillohet në Strumicë në qendrën Sportive të Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Në fakt dueli duhej të luhej në Tetovë, por shkaku i gjendjes së terrenit të stadiumit të qytetit, Shkëndija detyrohet të gjejë fushë alternative.

Dy ndeshjet e para të sezonit të ri Shkëndija i luajti si vendase në Strugë, pasi fusha e tetovarëve ishte pezulluar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së si pasojë e ndodhive në duelin e sezonit të shkuar, Shkëndija-FC Shkupi.

Mirëpo edhe tani kur pezullimi kaloi, Shkëndija me gjasë detyrohet gjithë vjeshtën të luajë jashta Tetovës, shkaku i gjendjes së mjerueshme të fushës, i cili u dëmtua në tentativë për për të renovuar të njëjtin.

Ndeshja e së dielës do të jetë ndeshja e parë që Besart Ibraimi do ta zhvillojë kundër Shkëndijës, klubin me të cilin ka shënuar më së shumti gola në karrierë. (infOSport.mk)

Leave a Reply