Super aksioni dhe goli i shënuar nga Merxhani që paralajmëroi fitoren e Struga Trim Lum (VIDEO)

Struga Trim Lum ka vazhduar efektin e qindtpërqindtë në ndeshjet e sezonit të ri në Ligën e Parë, duke regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara, njofton “infOSport.mk”.

Viktimë e skuadrës strugane këtë herë doli të jetë Rabotniçki, që në anën tjetër në këtë fillim sezoni ka pësuar 3 disfata të njëpasnjëshme.

Disfatën e “romantikëve” në takimin e djeshëm e paralajamëroi Zija Merxhani, i cili shënoi një super gol, që i parapriu një aksion perfekt i ekzekutuar nga futbollistët vendas.

Mysafirët nga Shkupi u kundërpërgjigjën në minutën e 25-të, duke shnëuar me anë të Dimitar Todorovskit. Pas këtij goli, ekipi strugan sërish tentoi portën e mysafirëve, mirëpo pa sukses, ashtu që pjesa e parë u mbyll me barazim.

Pjesa e dytë doli të jetë shumë më e luftuar nga të dyja skuadrat, që luajtën një lojë edhe më të ashpër, e ku si rezultat erdhën edhe 3 kartonët e kuq.

I pari që u ndëshkua ishte mbrojtësi i Struga Trim Lum, Sava Radiç, i cili në minutën e 75-të shënoi golin e epërsisë për ekipin vendas, ndërsa vetëm dy minuta më pas i la në baltë ata, duke u ndëshkuar me të kuq.

Megjithatë Struga Trim Lum edhe me një futbollistë më pak luftoi deri në fund, deri në minutën e 90-të, kur forcat në fushë u barazuan me përjashtimin nga loja të Metodi Maksimov, ndërsa nuk vonoi shumë dhe në minutën e 94-të me të kuq u ndëshkua edhe kapiteni Bunjamin Shabani.

Vërtetë një mungesë e madhe për Struga Trim Lum do të jetë kjo e Shabanit, por pa dyshim edhe e qendërmbrojtësit Radiç, i cili nuk do të mund të ndihmojë shokët e skuadrës për ndeshjen e rradhës kundër Shkëndijës. (infOSport.mk)

Leave a Reply